Meksikë: Nga rrëzimi i avionit vdesin 4 persona

Bota

Meksikë: Nga rrëzimi i avionit vdesin 4 persona

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 20:22

Një zyrtar shtetëror dhe tre njerëz të tjerë kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël është rrëzuar në veri të Meksikës.

Zëdhënësi i shtetit Coahuila ka thënë se rrëzimi i aeroplanit ka ndodhur në një pjesë të largët në veri të vendit, i cili ndodhet mes Muzquiz dhe Boquillas.

Rogelio Diaz nga agjencia shtetërore për zhvillim ekonomik, ka konfirmuar se në këtë aksident ka humbur jetën zëvendëssekretari i kësaj agjencie, Francisco Garcia Castells Alanis.

Diaz tha se bashkëpunëtori i tij kishte shkuar për pushime së bashku me kunatin e tij. Ai ka thënë se nuk di identitetit e viktimave të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat