Shtyhet vendimi gjyqësor ndaj gazetarëve të Al-Jazeeras

Bota

Shtyhet vendimi gjyqësor ndaj gazetarëve të Al-Jazeeras

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 18:29

Një gjykatë në Egjipt ka shtyrë dhënien e vendit në rigjykimin ndaj tre gazetarëve të Al-Jazeera, të cilët po akuzohen se kanë mbështetur Vëllazërinë Myslimane.

Al-Jazeera ka thënë se është e zemëruar me shtyrjen e afatit të dhënies së vendimit për gazetarët.

Shtyrja e vendimit është bërë për shkak se gjykatësi i rastit, Hassan Farid ishte sëmurë, kanë thënë dy zyrtarë të cilët kanë folur në kushte anonimiteti.

Tre gazetarët e Al-Jazeeras, shefi i byrosë në Kajro Mohammaed Fahmy me kombësi kanadeze, gazetari australian Peter Greste dhe producenti egjiptian Baher Mohammed ishin paraburgosur në dhjetor të vitit 2013, teksa ishin duke punuar për Al-Jazeeran.

Në qershor të vitit 2014 ata u dënuan për akuzat për terrorizëm dhe për përhapje të informacioneve të rreme.

Peter Greste ishte liruar dhe deportuar në Australi në shkurt, ndërkaq Fahmy dhe Mohammed më vonë ishin liruar me kusht, pasi kishin qëndruar më shumë se 400 ditë në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat