Birmania fal 7 mijë të burgosur

Bota

Birmania fal 7 mijë të burgosur

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 08:49

Gati 7 mijë të burgosurve në Birmani, duke përfshirë edhe disa ish-zyrtarë ushtarakë të inteligjencës, u është dhënë falje presidenciale.

Në një deklaratë të Ministrisë së Informacionit, të postuar në faqen e saj zyrtare, u tha se 6 mijë e 966 të burgosur, duke përfshirë 210 të huaj, do të lirohen nga burgjet e ndryshme në të gjithë vendin "Për arsye humanitare dhe në funksion të pajtimit kombëtar".

Nuk u bë e qartë nëse aktivistë pro-demokraci janë në mesin e të liruarve në bazë të faljes, e cila sot hyn në fuqi.

Faljet e presidentit Thein Sein vijnë në kohën e një feste fetare budiste dhepërpara zgjedhjeve të përgjithshme të nëntorit.

Sondazhet kanë shkaktuar kritika në drejtim të qeverisë, duke thënë se ajo nuk i ka bërë reformat politike të premtuara pas marrjes së pushtetit në vitin 2011, pas gati pesë dekadave të sundimit represiv ushtarak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat