Gjermania dhe Franca projekt të përbashkët për armë të reja (Foto)

Bota

Gjermania dhe Franca projekt të përbashkët për armë të reja (Foto)

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 23:08

Kompania gjermane “Krauss-Maffei Wegmann” dhe ndërmarrja franceze “Nexter Systems” po planifikojnë që të arrijnë një marrëveshje të përbashkët dhe të prodhojnë armë të përbashkëta që do të quhen “Newco”, ka raportuar e përditshmja gjermane “Die Zeit.”
“Aventura” e përbashkët e dy superfuqive ushtarake botërore do të kushtojë rreth 2 miliardë dollar, ndërkaq numri total që do të punësohen në këtë projekt është 6,000 persona, transmeton Indeksonline.
Që të dyja kompanitë marrëveshjen e planifikuar e kanë bërë të ditur në vitin 2014, ndërkaq ka mbetur vetëm aktualizimi i saj dhe nisja e projektit.

Kompanitë do të kenë mbështetjen institucionale nga shtetet përkatëse, ndërkaq marrëveshja planifikohet të nënshkruhet më 29 korrik

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat