Mullah Omar ka vdekur nga një sëmundje

Bota

Mullah Omar ka vdekur nga një sëmundje

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 17:49

Zëdhënësi i Agjencisë së Inteligjencës së Afganistanit ka thënë se lideri i talibanëve Mullah Mohammad Omar, ka vdekur dy vjet më parë.

Zëdhënësi Abdul Hassib Saddiqi i ka thënë Radios Evropa e Lirë në Afganistan se Mullah Omar ka vdekur në një spital në Karaçi të Pakistanit, dy vjet e katër muaj më parë,si pasojë e një sëmundjeje.

Rreth vdekjes së Mullah Omar-it, ka pasur raportime të ndryshme nga mediat afgane dhe ato ndërkombëtare.

Sidoqoftë, sot qeveria afgane ka konfirmuar vdekjen e Mullah Omar-it.

Zafar Hashemi, zëdhënësi i presidentit afgan Ashfar Ghani, i ka thënë gazetarëve në Kabul se “ne kemi pranuar raporte për vdekjen e liderit të talibanëve Mullah Omar. Deri në këtë fazë, ne nuk mund as ta konfirmojnë por as ta mohojmë këtë lajm. Ne jemi duke i shqyrtuar këto raporte”, ka thënë ai.

Ka pasur shumë raportime në të kaluarën për vdekjen e Mullah Omarit, por 29 korriku shënon herën e parë që zyrtarët afganë e konfirmojnë një gjë të tillë.

Nuk pati reagim të menjëhershëm të talibanëve afganë.

Zëdhënësit zyrtarë të talibanëve vazhdimisht i kanë përgënjeshtëruar raportimet për vdekjen Mullah Omarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat