Krelmini mbron vendimin për t’ia ndaluar punën OJQ-së amerikane

Bota

Krelmini mbron vendimin për t’ia ndaluar punën OJQ-së amerikane

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 14:06

Kremlini ka mbrojtur sot vendimin që t’ia ndalojë punën në Rusi grupit pro-demokratik, pasi ishte shpallur “i padëshiruar” nga prokurorët rusë.

Organizata The National Endowment for Democracy, e financuar kryesisht nga Kongresi amerikan, ishte shpallur “i padëshiruar” më 28 korrik, duke u bazuar në një ligj rus i cili thotë se duhet ndaluar puna organizatave të huaja, të cilët rrezikojnë sigurinë e Rusisë.

Kritikët thonë se presidenti Vladimir Putin po përdorë këtë ligj për të mbytur shoqërinë civile.

Prokurorët rusë e kanë akuzuar organizatën The National Endowment for Democracy se ka përdorur “reklamat ruse dhe të organizatave joqeveritare” për të organizuar “veprime politike me qëllim që të ndikojë në vendimet e autoriteteve”, për të delegjitimuar zgjedhjet lokale dhe për të “diskredituar” forcat e armatosura ruse.

Organizata amerikane i është përgjigjur këtyre akuzave përmes një deklarate për media duke thënë se “ky ligj, si dhe ligjet e mëparshme janë në kundërshtim me Kushtetutën e Rusisë si dhe me disa ligjet dhe traktate ndërkombëtare. Qëllimi i vërtetë i këtyre ligjeve është që të frikësojë dhe izolojë qytetarët rusë”.

Por zëdhënësi i Kremlimit, Dmitry Peskov ka thënë sot se “do të ishte gabim të thuhet se po shkelen të drejtat e qytetarëve”.

“Ndalimi i veprimtarisë për një apo më shumë organizatave nuk do të thotë se qasja e qytetarëve në grupet demokratike është e kufizuar”, ka shtuar më tej ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat