​Pisha ra mbi fëmijët, tetë të lënduar

Bota

​Pisha ra mbi fëmijët, tetë të lënduar

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 11:06

Së paku tetë fëmijë prej gjashtë deri tetë vjet janë lënduar në një kamp veror në Kaliforni kur në ta papritmas ka rënë një pishë e lartë 22 metra.

Siç thuhet dy fëmijë janë lënduar rëndë.

Sipas fjalëve të dëshmitarëve krejt ka ndodhur papritmas, së pari është dëgjuar një kërcëllimë e më vonë pisha ka rënë në fëmijët.

Kjo ka ndodhur në kohën kur prindërit kanë ardhur në kampin veror për t’i parë fëmijët transmeton agjencia AP.

Tani për tani nuk dihen arsyet e rënies të kësaj pishe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat