Erdogan në Pekin për riforcimin e lidhjeve kino-turke

Bota

Erdogan në Pekin për riforcimin e lidhjeve kino-turke

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 10:42

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po përgatitet për të filluar një vizitë dyditore në Kinë, destinuar riforcimit të marrëdhënieve ekonomike mes Pekinit dhe Ankrasë, pavarësisht tensioneve rreth ujgurve, një minoritet turkofon kinez.

Ky udhëtim zhvillohet ndërkohë që Turqia mori dje në mbrëmje mbështetjen dhe solidaritetin e fortë të NATO-s për ofensivën e dyfishtë kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri dhe kundër bazave të rebelëve kurd të PKK-së në veri të Irakut.

Nëse çështjet ekonomike do të bëjnë pjesë në programin e vizitës së Erdogan, ky takim do të dominohet nga mosmarrëveshjet mes dy vendeve për çështjen e ujgurëve, etni myslimane dhe turkofone që banon në rajonin e Xinjiangut, në lindje të Kinës.

Këta të fundit kanë denoncuar herë pas here shtypjen e fesë dhe kulturës së tyre nga autoritetet kineze dhe Turqia shqetësohet për trajtimin diskriminues që ata pësojnë.

Vetë Erdogan, në vitin 2009 akuzoi Pekinin për kryerje të një lloj gjenocidi në Xinjiang.

E përditshmja ”China Daily” theksoi sot se nëse çështja e ujgurëve është lënë mënjanë, ajo do të vazhdoj ë të helmojë marrëdhëniet dypalshe dhe do të devijojë bashkëpunimin.

Pavarësisht këtyre mosmarrëveshjeve, Erdogan, i cili do të takojë sot homologun kinez, Xi Jinping, shpreson në riforcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve, të dy anëtarë të G20-s. /AFP/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat