Maduro: Rajoy vrasës me pagesë; Spanja reagon ashpër

Bota

Maduro: Rajoy vrasës me pagesë; Spanja reagon ashpër

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 00:11

Spanja ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro i cili kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy e ka quajtur “vrasës me pagesë”.

Ministri i Jashtëm spanjoll , Jose Manuel Garcia - Margao ka urdhëruar Ministrinë për të ftuar ambasadorin “ për komentet tërësisht fyese dhe të papranueshme të presidentit Maduro ndaj kryeministrin Rajoy”.

Maduro të dielën në një fjalim televiziv , tha se Rajoy "është vrasës me pagesë” për shkak të futjes së dënimeve të reja të ashpra për shkeljen e rendit publik në Spanjë .

Garcia - Margao tha se Venezuela ka një rrugë të gjatë kur bëhet fjalë për respektimin e të drejtave të njeriut , të cilat , siç tha ai, është konfirmuar nga deklaratat e shumta të OKB-së .

Kjo është hera e dytë për tre muaj që Spanja thërret ambasadorin e Venezuelës për të diskutuar pasi që në prill Maduro e ka quajtur Rajoy racist .

Ndërmjet të udhëheqësve të dy vendeve edhe më herët ka pasur incidente verbale , transmeton AFP duke rikujtuar se në vitin 2007 , mbreti spanjoll Huan Karlos në një samit i ka thënë ish-presidentit të Venezuelës Hugo Chavez fjalët : " Pse nuk hesht "

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat