​25 punëtorë kanë vdekur nga një zjarr në fabrikën e mobilieve

Bota

​25 punëtorë kanë vdekur nga një zjarr në fabrikën e mobilieve

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 23:00

Së paku 25 punëtorë kanë vdekur në një zjarr që ka shpërthyer në fabrikën e mobilieve, në veri të Kajros, kanë thënë sot autoritetet e Egjiptit.

Edhe 22 punëtorë tjerë janë dërguar në spital për shkak të djegieve dhe tymit, transmeton agjencia franceze AFP.

Autoritetet kanë thënë se zjarri gati e ka shkatërruar plotësisht fabrikën tre katëshe ndërsa hetimet kanë treguar se shkaktar i zjarrit ka qenë eksplodimi i një bombole gazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat