Militanti kurd vret një ushtarak turk

Bota

Militanti kurd vret një ushtarak turk

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 19:29

Një militant kurd e ka vrarë me revole një rreshter të ushtrisë turke në afërsi të kufirit me Irakun.

Rreshteri i cili ishte në rroba civile", u qëllua në kokë para një banke në Semindli , nga një anëtar i ‘organizatës separatiste terroriste ', ka deklaruar ushtria turke duke aluduar në partinë e ndaluar të kurdëve transmeton AFP.

Ankara ka shkaktuar hidhërimin tek kurdët pasi që fushata e bombardimeve në caqet e ISIS-it është zgjeruar edhe tek pjesëtarët e rebelëve kurdë në Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat