“Blatter duhet ta fitojë çmimin Nobel”

Bota

“Blatter duhet ta fitojë çmimin Nobel”

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 23:50

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter meriton ta fitojë çmimin Nobel, për atë që i ka dhënë sportit botëror.

Blatter kohëve të fundit është akuzuar për korrupsionin e lartë që po mbizotëron në organizatën e tij, për çka e kishte detyruar që të jap dorëheqje.

“Të gjithë e dimë situatën që është zhvilluar për rreth Z. Blatterit. Nuk dua të hyjë në detaje por besoj se ai nuk është i përfshirë aspak personalisht në këtë aferë korrupsioni. Mendoj se njerëzit si Blatter që udhëheqin organizata të mëdha, meritojnë mirënjohje. Nëse dikush e meriton dikush çmimin Nobel, atëherë janë këa njerëz”, ka thënë Putin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat