Rusi, festimet e ushtrisë për pak sa nuk u kthyen në tragjedi

Bota

Rusi, festimet e ushtrisë për pak sa nuk u kthyen në tragjedi

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 20:13

Festimet e zakonshme të Ushtrisë Ruse çdo të diele të fundit të korrikut, për pak sa nuk u kthyen në tragjedi këtë vit.

Videot dhe fotot që janë shpërndarë nëpër rrjete sociale, tregojnë për një moment frike në portin e Sevastopolit në Krimea, në të cilën ceremoni po merrte pejsë edhe Presidenti Putin.

Njëra nga raketat e anijës “Ladny” që duhej të shpërthente në ajër, në të vërtetë shpërthen shumë pranë saj.

Pasi lëshohet raketa, ajo bën një rrotullim të çuditshëm në ajër dhe bie në ujë ku edhe shpërthen.

Ky episod ka kaluar pa u komentuar nga autoritetet, ndërsa është publikuar vetëm nga mediat e huaja, të cilët kanë shfrytëzuar materialet e hedhura në rrjete sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat