Papa Francesku me iPad, regjistrohet në Ditën e Rinisë

Bota

Papa Francesku me iPad, regjistrohet në Ditën e Rinisë

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 18:06

Ai është shquar gjithnjë për mendësitë liberale si dhe për qasjen e afërt me të rinjtë.

Edhe për ditën botërore të rinisë nuk mund të mungonte prania e Papa Franceskut.

79-vjeçari gjatë meshës së të dielës përveçse ka hapur regjistrimet për ditën botërore në rinisë, e cila do të zhvillohet në Poloni është regjistruar edhe vetë.

Përmes një tablet iPad të dhënë nga dy të rinj ati i shenjtë është regjistruar duke dashur të demostrojë se në shpirt ai ndihet më i ri se kurrë dhe se është sa më pranë të rinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat