Kroacia largohet nga procesi i arbitrazhit me Slloveninë

Bota

Kroacia largohet nga procesi i arbitrazhit me Slloveninë

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 16:27

Qeveria e Kroacisë planifikon të tërhiqet nga arbitrazhi për kufirin me Slloveninë fqinje.

Kryeministri i Kroacisë Zoran Milanoviq e bëri këtë njoftim sot, duke thënë se "procesi është kontaminuar” nga zbulimet që një gjyqtar në panelin e arbitrazhit i kishte bërë, duke shkelur rregullat e saj.

Gjykatësi Jernej Sokolec dha dorëheqje nga tribunali me pesë gjyqtarë pasi një bisedë telefonike doli javën e kaluar në sipërfaqe, ku dëgjohej ai teksa fliste më një zyrtar qeveritar të Sllovenisë.

Sllovenia ka thënë se do të emërojë një gjykatës të ri, në mënyrë që të shpëtojë procesin e arbitrazhit, por Milanoviq tha se “duhet të dalim nga kjo”.

Procesi i arbitrazhit u krijua në vitin 2011 për të lehtësuar kërkesën e Kroacisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat