Baku: Mbahet gjykimi i çiftit Yunus

Bota

Baku: Mbahet gjykimi i çiftit Yunus

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 15:10

Një gjykatë në Baku ka filluar gjykimin për aktivistët e të drejtave të njeriut, Leyla dhe Arif Yunus, rast i cili është parë në masë të madhe si i motivuar politikisht.

Vetëm gazetarë nga agjencitë e lajmeve pro-qeveritare u lejuan të hynin në sallë kur filloi gjykimi, ndërsa të tjerët u urdhëruan të largoheshin.

Përfaqësues të misioneve të huaja diplomatike gjithashtu nuk u lejuan të marrin pjesë në gjykim.

Leyla Yunus, 59 vjeçare, dhe bashkëshorti i saj Arif, 60 vjeçar, janë në mesin e disa aktivistëve, gazetarëve dhe kritikëve të qeverisë që ndodhen prapa grilave në Azerbajxhan, ku grupet për të drejta thonë se presidenti Ilham Alijev ka ndjekur me këmbëngulje një fushatë për të heshtur mospajtimin ndaj qeverisë.

Çifti është akuzuar për tradhti, falsifikim, evasion fiscal dhe aktivitete të paligjshme biznesore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat