Kreditorët i japin ultimatum Greqisë

Bota

Kreditorët i japin ultimatum Greqisë

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 08:09

Udhëheqësit evropianë i kanë dhënë kryeministrit grek, Alexis Tsipras, shansin e minutës së fundit, për të dalë me reforma të gjithanshme që do ta shpëtonin vendin e tij nga kolapsi financiar.

Liderët kanë rënë dakord që samiti i fundit të mbahet më 12 korrik dhe kanë autorizuar Bankën Qendrore Evropiane që të sigurojë likuiditet për bankat greke deri në atë datë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka kërkuar nga të 28 anëtarët e BE-së që të ndjekin mbledhjen në Bruksel, duke thënë se “ky është momenti më i rëndësishëm në historinë e Eurozonës”.

Eurozona ka pritur të martën që Greqia të dalë me plane të reja, pasi votuesit grekë kanë kundërshtuar kushtet e kreditorëve për ndihmë, në referendumin e së dielës, por autoritetet greke nuk kanë pasur ndonjë propozim të ri.

Nëse Greqia nuk arrin të sigurojë fondet e ndihmës nga kreditorët ndërkombëtarë, ajo rrezikon daljen nga Eurozona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat