Rusia teston gatishmërinë e trupave të saj në Armeni

Bota

Rusia teston gatishmërinë e trupave të saj në Armeni

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 18:29

Ushtria e Rusisë ka urdhëruar kontrollin e gatishmërisë luftarake të trupave të saj, të stacionuara në Armeni.

Ushtria ruse ka thënë përmes një deklarate se “një komision do të vlerësojë gatishmërinë e trupave të njësisë së forcës ajrore, të stacionuar në Erebuni dhe në bazën ushtarake në Gyumri, për të kryer detyra të caktuara”.

Deklarata bën të ditur se stërvitjet do të zhvillohen në zonat Kamkhud dhe Alagyaz.

Ushtria ruse, së voni, ka intensifikuar kontrollet e gatishmërisë ushtarake.

Marrëdhëniet e saj me Perëndimin kanë rënë në pikën më të ulët që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, për shkak të krizës në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat