Kabul: Sulmohet me bomb autokolona e NATO-s

Bota

Kabul: Sulmohet me bomb autokolona e NATO-s

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 11:10

Zyrtarët afganë thonë se një makinë bomë ka shpërthyer pranë autokolonës së forcave të NATO-s, në lindje të Kabulit.

Autoritetet thonë se makina me eksplozivë shpërtheu, posa kaloi pranë autokolona me trupat e huaja.

Sediq Sediqqi, zëdhënës i ministrisë së Brendshme, ka thënë se ende nuk është e qartë nëse ka viktima.

Në Afganistan janë rreth 9,800 trupa amerikane , shumica prej tyre po trajnojnë forcat afgane por një pjesë e trupava akoma është e angazhuar në misione ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat