Tsipras pritet që sot të paraqesë propozime të reja

Bota

Tsipras pritet që sot të paraqesë propozime të reja

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 09:56

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras pritet të prezantojë propozime të reja për krizën e borxheve të vendit të tij, në samitin urgjent të eurozonës që do të mbahet sot në Bruksel.

Plani i Tsipras raportohet se përfshinë kërkesën që mbi 30 për qind e borxhit grek të shlyhet pasi votuesit grekë refuzuan kushtet e paraqitura nga kreditorët ndërkombëtarë.

Presidenti i Francës, Francois Hollande i ka bërë thirrje Tsipras që të paraqes “propozime serioze dhe kredibile”, në mënyrë që Greqia, e cila po përballet me falimentim për shkak të borxhit prej 331 miliardë dollarës, të qëndrojë në eurozonë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se kushtet për paketën e re të shpëtimit për Greqinë “akoma nuk janë përpiluar”.

Ndërkaq, kryeministri i Francës, Manuel Valls ka thënë sot se Franca “nuk mund të marr rrezikun që Greqia të largohet nga eurozona”, një zhvillim ky që ka gjasa të prekë ekonomitë në mbarë botën.

Ai shtoi se baza për marrëveshje me Athinën ekziston dhe se “nuk ka tema tabu” kur bëhet fjalë për rikonstruktimin e borxhit të Greqisë.

Takimi urgjent i liderëve të eurozonës pritet të fillojë sot pas takimit që është paraparë të mbajnë ministrat e financave të eurozonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat