Kërcënon Obamën në webfaqen e FBI, rrezikon deri në 5 vite burg

Bota

Kërcënon Obamën në webfaqen e FBI, rrezikon deri në 5 vite burg

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 09:07

Një shtetas amerikan është akuzuar për kërcënim pasi kishte shkruar në webfaqen e FBI-së, se planifikon të vrasë Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Andrew O’Keefe 28 vjeç, nga Mansfield, pas postimit që kishte bërë më 13 maj ku ai kërcënonte me jetë jetë Presidentin Obama, është nxjerrë sot para Gjykatës e cila ka vendosur ta lërë atë në paraburgim.

Autoritetet amerikane thonë se në banesën e 28 vjeçarit O’Keefe janë gjetur më shumë se 100 lloje armësh duke përfshirë shpata, thika dy-tehëshe dhe shtiza.

O’Keefe pritet të dal para trupit gjykues sërish në datë 29 korrik. 28-vjeçari rrezikon një dënim deri në 5 vjet burg nëse shpallet fajtor për akuzën e ngritur ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat