Yanis Varoufakis relaksohet duke pirë birra disa orë pas dorëheqjes

Bota

Yanis Varoufakis relaksohet duke pirë birra disa orë pas dorëheqjes

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 21:57

Ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis është fotografuar duke u relaksuar me bashkëshorten dhe disa miq të tij vetëm disa orë pasi dha dorëheqjen nga ky post në një moment kur fati i Greqisë është në udhëkryq.

Varoufakis është parë duke pirë birra në një bar të Athinës, ndërsa në dorë mbante telefonin e tij dhe vazhdimisht qeshte teksa bisedonte me miqtë, pak pasi dorëzoi në mënyrë fare të papritur dorëheqjen e tij pranë kryeministrit Aleksis Cipras.

“Menjëherë pas njoftimit të rezultatit të referendumit, – shpjegon Varoufakis, – më thanë se disa anëtarë të Eurogrupit dhe disa “partnerë” parapëlqyen që unë të mungoja në takim. Një ide që Cipras e ka gjykuar në favor të madh për ta lejuar të arrijë një marrëveshje. Për këtë arsye jap dhe dorëheqjen”, shkroi në Twitter mëngjesin e sotëm Varufakis, duke i lënë të habitur të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat