Greqi: 61% votuan “Jo” në referendum

Bota

Greqi: 61% votuan “Jo” në referendum

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 07:46

Greqia ka hyrë në një terren të panjohur dhe në paqartësi për të ardhmen në eurozonë, pasi votuesit në refrendumin e djeshëm në mënyrë bindëse i refuzuan kërkesat e kreditorëve ndërkombëtarë, për më tepër masa të kursimit në këmbim për ndihmë financiare për ekonominë në falimentim.

Pasi u llogaritën 100% të votave, trezultatet tregojnë se 61% votuan “Jo”, ndërsa “Për” ishin 39%.

Ky referendum, i pari në këtë vend në më tepër se katër dekadat e fundit, u organizua derisa në Greqi ka kufizime të ashpra në financiare, të imponuara javën e kaluar, për shkak se Athina nuk ishte në gjendje ta paguaj shumën prej 1.7 miliardë euro që ia kishte borxh Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Pas këtij rezultati është e paqartë e ardhmja e Greqisë një eurozonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat