Shulcz: Kohë e rëndë dhe dramatike para Greqisë dhe BE-së

Bota

Shulcz: Kohë e rëndë dhe dramatike para Greqisë dhe BE-së

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 00:10

Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Shulcz ka thënë se Greqisë dhe Eurozonën e presin përpara prova të rënda dhe kritikoi qeverinë greke për sjelljen e papërgjegjshme

“Na presin kohë të rënda ndoshta edhe dramatike”, ka thënë Shulcz ku publikut i është drejtuar me anë të videolinkut nga qyteti gjerman Ahen pasi që grekët në referendum refuzuan kushtet e kreditorëve ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se duhet respektuar dëshira e votuesve grekë por edhe dëshira e votuesve të 18 anëtarëve të Eurozonës që përkrahin programin e kursimit.

“Kryeministri grek mendon se ka përmirësuar pozicionin e tij negociues, por kjo nuk është e vërtetë”, tha Schulz , ndërsa për deklaratën e ministrit grek të Financave se bankat, të cilat u mbyllën javën e kaluar, nga nesër do të punojnë normalisht tha se “vështirë e realizueshme dhe e rrezikshme”.

Presidenti i Parlamentit Evropian tha se duhet menduar për programin humanitar për ndihmë grekëve sepse nuk është në rregull që pensionistët, fëmijët dhe të sëmurët të vuajnë për vendimet e qeverisë greke.

Kryetari i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker në një deklaratë për media ka thënë se është në konsultime intensive me përfaqësuesit e bankës qendrore evropiane me të cilët do të mbajë nesër një konferencë telefonike.

Shefi i grupacioneve liberale Guy Verhofštat tha se Cipras "fitoi referendumin në shtëpi por e ka humbur besueshmërinë në pjesën tjetër të Evropës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat