Gazeta Gjermane “Bild”, shkrime në greqisht në ditën e referendumit

Bota

Gazeta Gjermane “Bild”, shkrime në greqisht në ditën e referendumit

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 21:00

Në ditën më vendimtarë për Greqinë, portali gjerman Bild ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për ta mbështetur këtë shtet. Disa nga shkrimet rreth greqisë, portali i ka publikuar në gjuhën greke, përkatësisht përjetimin e korrespondentes së Bild në Athinë dhe intervistën me ministrin gjerman e financave, Wolfgang Schauble.
Ne portalin e gazetes gjermane “Bild” sot mund te lexohet nje shkrim edhe ne greqisht. Jane perjetimet korrespondentes se Bild ne Athine, Liana Spiropulu, qe eshte shtetase greke. “Me dhemb qe shoh vendin tim te perçare”, titullohet shkrimi i korrespondentes, nje mesazh i qarte qe “Bild” ka dashur t’u percjelle qytetareve greke ne diten e referendumit. “Eshte e njejta situate, tash 5 vjet. I vetmi ndryshim eshte se tani radhet e bankomateve iu shtuan radheve te njerezve qe presin per ushqim falas”, thekson korrespondetja e Bild dhe vazhdon: “Greqia tashme eshte e percare. Ne dy radhe te ndryshme. Ky referendum nuk duhej te behej tani. Shkaktoi nje konfrontim civil qe do te avancoje me shume ditet e ardhshme. Dhe kjo eshte e pafalshme. Personalisht, nuk me intereson nëse neser bankomatet do te kene euro, dhrahmi apo dollare. Nuk eshte me fjala per parate”. “Eshte fjala per nje komb te ndare me dysh, per vëllain qe nuk i flet te vellait, sepse sot do te votojne ndryshe nga njeri-tjetri. Eshte fjala per miq te ngushte qe e prishen miqesine e tyre, ngase shkuan ne dy manifestime te ndryshme”. Po ky nuk eshte I vetmi publikim ne gjuhen greke ne faqen elektronike te gazetes “Bild”. Publikohet gjithashtu edhe nje interviste ekskluzive me ministrin gjerman e financave, Ëolfgang Schauble, i cili, sipas gazetes, “ben bilancin perfundimtar”, lidhur me zhvillimet aktuale ne Greqi. I pyetur nese pas nje viti Greqia do te jete ende ne euro apo do te kete si monedhe te re dhahmine, Schauble pergjigjet: “Greqia eshte anetare e Eurozones. Nuk ka dyshim per kete. Nese do te jete me euron apo perkohesisht pa euron, pergjigjen per kete mund ta japing vetem qytetaret greke. Gjithashtu eshte e qarte se nuk do t’i leme pa i ndihmuar njerezit ne Greqi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat