Fotot: 61% e grekëve i thonë “Jo” Europës, Athina në delir

Bota

Fotot: 61% e grekëve i thonë “Jo” Europës, Athina në delir

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 18:39

(I plotësuar) - Greqia ka hyrë në një terren të panjohur dhe në paqartësi për të ardhmen në eurozonë, pasi votuesit në refrendumin e djeshëm në mënyrë bindëse i refuzuan kërkesat e kreditorëve ndërkombëtarë, për më tepër masa të kursimit në këmbim për ndihmë financiare për ekonominë në falimentim.

Pasi u llogaritën 100% të votave, trezultatet tregojnë se 61% votuan “Jo”, ndërsa “Për” ishin 39%.

Ky referendum, i pari në këtë vend në më tepër se katër dekadat e fundit, u organizua derisa në Greqi ka kufizime të ashpra në financiare, të imponuara javën e kaluar, për shkak se Athina nuk ishte në gjendje ta paguaj shumën prej 1.7 miliardë euro që ia kishte borxh Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Pas këtij rezultati është e paqartë e ardhmja e Greqisë një eurozonë.

* * * *
Kur janë numëruar mbi 50% e votave, duket se rezultati i referendumit në Greqi është i qartë. Grekët kanë votuar kundër reformave të kreditorëve.

Deri në orën 21:00 u numëruan rreth 52% e votave të referendumit, nga të cilat 61.22% kanë votuar jo, ndërsa 38.78 kanë votuar “Po”.

Ndërkohë kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras reagoi menjëherë pasi mësoi se si grekët kishin votuar në referendum. “Demokracia mposhti frikën”, tha ai.

Procesi i votimit ka qenë i qetë dhe me një pjesëmarrje rreth 65%, përtej kufirit prej 40% që e bën referendumin të vlefshëm.

Karakteristikë e kësaj jave që në dukje duket se ka ndarë grekët në dysh për vendimin e tyre ndaj masave të kreditorëve, ishte qetësia dhe situata nuk ka qenë aspak e polarizuar.

Me interes tashmë pritet dita e nesërme për të gjithë grekët, që gjithsesi në shumicën e tyre dëshirojnë qëndrimin në Eurozone.

Kryeministri Alexis Tsipras ka deklaruar se pavarësisht rezultatit do të fillojë menjëherë negociatat e reja me kreditorët. Sipas burimeve qeveritare, ai tashme ka në dorë dy armë të fuqishme, vullnetin e lirë të një populli që kërkon të jetojë i barabartë mes të barabartëve në Europë, si dhe raportin e fundit të FMN-së që kërkon nga BE-ja reduktim të borxhit grek, pasi ai është i paqëndrueshëm.

Çdo gjë tashmë varet nga qëndrimi i liderëve të BE-së, të cilët pas rezultatit te referendumit duket se kane ndryshuar qëndrim. Merkel dhe Hollande takohen të hënën për të biseduar për çështjen greke. Presidenti francez si dhe kryeministri italian kishin deklaruar orët e fundit se pavarësisht rezultatit, vendi i Greqisë është në eurozonë.

Ndërkohë, socialdemokratët gjermanë kanë kërkuar nga kancelarja Merkel që çështja greke të mos i lihet axhendës së Eurogrupit që fillon nesër punimet, por një samiti të lartë të BE-së.

Edhe presidenti i parlamentit europian, Martin Schulz ka ndryshuar qëndrim duke thënë se BE-ja nuk do ta braktisë Greqinë.

Ndërkohë në Athinë si pasojë e rezultatit të referendumit ish-ministrja e Jashtme, Dora Bakoyannis ka kërkuar hapur dorëheqjen e ish-kryeministrit dhe kreut te konservatorëve, Antonis Samaras.

Përfundon votimi për referendumin, ‘exit-poll’-et e para: Greqia i tha JO Europës

Mbyllet proçesi i votimit për referendumin në Greqi, ndërsa sondazhet e para dëshmojnë se qytetarët kanë mbështetur kryeministrin Tsipras për të rrezuar planin e kreditorëve europianë.
Kutitë e votimit u mbyllën në orën 19:00, por çdo gjë do të bëhet e qartë pas disa oresh kur të kenë mbërritur në zyrat qendrore të Komisionit Zgjedhor të paktën 10% e votave nga gjithë qendrat e vendit.
Sipas mediave greke, 52% e pjesëmarrësve në referendum kanë dhënë përgjigje negative. Pjesa tjetër, rreth 48%, janë shprehur me “Po” për marrëveshjen e propozuar nga KE, BQE dhe FMN.
Procesi i votimit ka qenë i qetë dhe me një pjesëmarrje rreth 65%, përtej kufirit prej 40% që e bën referendumin të vlefshëm.
Grekët duket se nuk janë trembur nga frika dhe paralajmërimet se nëse nuk do të pranonin masat, kjo do të ishte një votë kundër Eurozonës.

Referendumi në Greqi, mediat greke: 52% kanë votuar "Jo"

Në orën 19:00 (sipas kohës lokale) janë mbyllur kutitë e votimit në Greqi në një referendum me rëndësi historike për të ardhmen e vendit ku qytetarët duhet të aprovonin apo jo, masat e kërkuar nga huadhënësit në këmbim të ndihmës ekonomike.

Sipas disa rezultateve paraprake jozyrtare të publikuara nga disa media greke, duket se vota “jo” mbizotëron me një diferencë që mund të quhet e mjaftueshme për vlerësim, por çdo gjë do të bëhet e qartë pas disa oresh kur të kenë mbërritur në zyrat qendrore të Komisionit Zgjedhor të paktën 10% e votave nga gjithë qendrat e vendit.

Sipas mediave greke, 52% e pjesëmarrësve në referendum kanë dhënë përgjigje negative.

Pjesa tjetër, rreth 48%, janë shprehur me “Po” për marrëveshjen e propozuar nga KE, BQE dhe FMN, raporton TCH.

Procesi i votimit ka qenë i qetë dhe me një pjesëmarrje rreth 65%, përtej kufirit prej 40% që e bën referendumin të vlefshëm.

Karakteristikë e kësaj jave që në dukje duket se ka ndarë grekët në dysh për vendimin e tyre ndaj masave të kreditorëve, ishte qetësia dhe situata nuk ka qenë aspak e polarizuar.

Grekët duket se nuk janë trembur nga frika dhe paralajmërimet se nëse nuk do të pranonin masat, kjo do të ishte një votë kundër Eurozonës.

Përkundrazi deri në orët e fundit, mbi 80% e tyre janë shprehur se duan qëndrimin në Euro.

Kryeministri Aleksis Tsipras ka deklaruar se pavarësisht rezulatatit do të fillojë menjëherë nesër negociatat e reja me kreditorët. Në rast se alternativa “Jo” mbizotëron edhe zyrtarisht pas numërimit të votave, ai thotë se do të ketë një armë të fuqishme në dorë, vullnetin e lirë të një populli që të jetojë i barabartë mes të barabartëve në Europë.

Gjithsesi, përsëri çdo gjë do të varet nga qëndrimi i liderëve të BE-së të cilët orët e fundit pavarësisht se nuk kanë qenë dakord me referendumin e zhvilluar, janë shprehur se vendi i Greqisë është në Eurozonë.












Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat