Sulmuesi me bomb vret 6 njerëz në një kishë në Nigeri

Bota

Sulmuesi me bomb vret 6 njerëz në një kishë në Nigeri

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 13:22

Një sulmues vetëvrasës me bomb ka vrarë 6 persona sot në një kishë në Potiskum, qytet në veri të Nigerisë, vend ky që edhe më parë kishte pasur sulme të grupit militant Boko Haram, thonë zyrtarë të Kryqit të Kuq dhe dëshmitarë.

“Njerëzit ishin duke shkuar në kishë kur sulmuesi hyri, përndryshe numri i viktimave mund të ishte më i madh”, ka thënë zyrtari i Kryqit të Kuq, Hassan Alhaji Muhammad, shkruan Reuters.

Militantët e dyshuar islamiks dhe sulmues me bomba kanë vrarë më shumë se 200 njerëz javën e kaluar, duke bërë që kjo periudhë të jetë më e përgjakshmja, e cila ka shtyrë që të bëhet thirrje për një takim ndërkombëtarë për të koordinuar ofenzivën kundër militantëve të Boko Haramit.

Presidenti i ri i Nigerisë, Muhammadu Buhari pritet që të takohet me kryeministrin britanik David Cameroon pas përfundimit të muajit të Ramazanit. Ndërkaq më 20 qershor do të takohet edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama dhe luftimi kundër Boko Haramit pritet të jetë në agjendë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat