Të paktën 9 të vrarë dhe 42 të lënduar në fabrikë në Kinë

Bota

Të paktën 9 të vrarë dhe 42 të lënduar në fabrikë në Kinë

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 09:38

​Të paktën 9 persona kanë humbur jetën, ndërsa 42 janë lënduar pas shembjes së një fabrike të këpucëve në Kinën lindore, njoftuan mediat shtetërore kineze.

Gjithsej 51 punëtorë kanë qenë në godinën e fabrikës në qytetin Wenling, në provincën Zhejiang, e cila u rrënua dje pasdite sipas kohës lokale.

Në raportin e agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Hsinhua thuhet se 42 persona janë nxjerrë nga gërmadhat dhe janë dërguar në spital, por nuk dihet se në çfarë gjendje janë, ndërsa hetimet për shkaqet e fatkeqësisë vazhdojnë.

Në Kinë shpesh ndodhin shembje të ndërtesave, sepse shumë prej tyre janë tepër të vjetra, ndërsa rregullat e sigurisë nuk respektohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat