Clinton: Marrëveshja duhet të frenojë ambicjet e Iranit

Bota

Clinton: Marrëveshja duhet të frenojë ambicjet e Iranit

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 09:34

Kandidatja demokrate për postin e presidentes në SHBA, Hillary Clinton shpreson që vendi i saj të arrijë një marrëveshje “të fortë dhe të verifikueshme” për të frenuar programin bërthamor të Iranit.

Ish-sekretarja e Shtetit, e cila ka ndihmuar që bisedimet në Vjenë të fillojnë, ka bërë deklarata të kundërta me kandidatët republikanë, të cilët kryesisht kritikojnë marrëveshjen paraprake të arritur me Iranin këtë pranverë, e cila nuk shihet si akt i mjaftueshëm për të ndalur Teheranin nga zhvillimi i bombave bërthamore.

Clinton ka thënë se ajo shpreson që marrëveshja “të vë kapak mbi ambicjet bërthamore të Iranit”. Ajo më herët e kishte thënë se një marrëveshje e mirë “do t’i ndërprente të gjitha rrugët e Iranit për krijimin e armëve bërthamore”

Por, Clinton shtoi se ajo pret që Iranit të vazhdojë të sponzorizojë trazira në Lindjen e Mesme.

“Agresiviteti i Iranit nuk do të përfundojë”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat