Një kundër 18 - Yanis Varoufakis në Bruksel

Bota

Një kundër 18 - Yanis Varoufakis në Bruksel

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 08:37

Më shumë se gjysmë milioni njerëz e ndjekin ministrin grek të Financave Yanis Varoufakis në twitter, ku ai rregullisht poston mendimet e tij. Pas një takimi joformal me Eurogrupin, për krizën financiare në Greqi, në Riga në fund të prillit, ai postoi një tweet me një citat të Franklin D. Rooseveltit, ish-presidentit amerikan. "Ju jeni të bashkuar në urrejtjen ndaj meje dhe unë përshëndes urrejtjen tuaj." Roosevelt e ka thënë këtë fjali në Madison Square Garden, në kohën e një fushate elektorale, kur bëhej fjalë për çështje të brendshme politike. Adresa e mesazhit të Yanis Varoufakis ishte një tjetër: 18 kolegët e tij në BE.
Ministri grek i Financave e ka arritur një pozicion të qartë në Bruksel: Varoufakis kundër të tjerëve. Në mesin e kolegëve ai është i izoluar. Botëkuptimet mes tij dhe të tjerëve në disa muajt e fundit nuk kanë mundur të jenë më të ndryshme. Përderisa kryeministri grek Aleksis Cipras pohonte në vendin e tij se është shumë afër gjetjes së një zgjidhjeje, në Bruksel askush nuk ishte i këtij mendimi.

Mangësi diplomatike

Ajo që më së shumti shqetëson partnerët evropianë për Varoufakisin është stili i tij. Nuk ka gati asnjë media që nuk e ka përshkruar motoçikletën e tij apo stilin e veshjes, i cili është kritikuar shpesh. Por kolegët e tij më së shumti janë të shqetësuar me shtyrjen e përhershme të bisedimeve dhe ardhjen e tij e shpeshtë në takimet vendimtare pa ndonjë koncept. Në takimin e Eurogrupit në Rigë ai u përball shumë hapur me padurimin e kolegëve të tij. Pika kryesore e kritikave: Athina ka premtuar se do të paraqesë listën e reformave dhe propozimeve për kursime, por ende nuk e ka paraqitur listën. Shefi i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem akuzoi palën greke për humbje kohe dhe papërgjegjësi. Në darkë Varoufakis jo vetëm që nuk erdhi fare, që më vete është një gabim diplomatik, por dërgoi mesazh se takimet e këtilla i konsideron si "monotone".

Ministri ka hedhur poshtë pohimet e mëvonshme se kryeministri Aleksis Cipras e ka kritikuar dhe ia ka marrë për një kohë të drejtën e negociimit me përfaqësuesit e BE.

Rënia e mbështetjes

Varoufakis ishte në fillim të mandatit në Greqi si një yll poilitik. Por ylli i tij është zbehur ndërkohë. "Varoufakis ka humbur besimin", shkruan gazeta greke "To Vima". Me fjalë përqeshëse e ka përshkruar edhe revista franceze "Paris Match". Por thyerja përfundimtare e tij në raportet me Eurogrupin erdhi para një jave, me 25 qershor në orën 17:00. Varoufakis dhe shefi i grupit negociator grek Euklides Tsakalotos u larguan së bashku nga një takim në Bruksel. Ai ishte një prej shumë samiteve të veçanta kur Eurogrupi paraqiti edhe një deklaratë të përbashkët. Ai hodhi poshtë kërkesat e Athinës për vazhdimin e programit të ndihmave. Pozicionimi pjesërisht shumë emocional i ministrave të financave ishte në përputhje me mendimin e shumicës së popullit në vendet e tjera: majft më!
Nuk dihet nëse Varoufakis do të ketë mundësinë të ulet edhe njëherë në tavolinë me ministrat e tjerë të Eurogrupit. Tani do të vendos populli grek në referendum për propozimet e Trojkës për reforma. Varoufakis ka kërkuar prej zgjedhësve që t'u thonë jo, këtyre propozimeve. Nëse shumica thotë "po", ai do të duhej të largohej nga posti i ministrit të Financave.

"Yll i popit apo ekonom"

Postin e ministrit të Financave e ka marrë me 27 janar dhe prej atëherë ka shkaktuar shumë irritime. Gjuha e tij është shumë direkte. Në intervistat e shumta ai shpesh ka bërë shumë gabime. Yanis Varoufakis e quante programin e BE për Greqinë si një "Waterboarding fiskal", që do të thotë si një metodë mundimesh. Gjermaninë e kritikonte se "po përhapë një re të frikshme mbi Evropën". BE-në në një intervsitë për televizionin italian e ka quajtur më të keqe se BRSS.

Varoufakis, i cili ka studiuar matematikë dhe statistikë dhe ka doktoruar në shkencat ekonomike në Universitetin Essex, kaherë i ka vendosur lidhjet me politikën - si këshilltar i liderit socialdemkrat Giorgios Papandreou, në kohën kur ishte në opozitë. Par ata janë ndarë pas zgjedhjes së tij për kryemininistër në vitin 2009.

"Humbja e besimit"

Kur kriza në Greqi para pesë vitesh mori tatëpjetën, Varoufakis ishte mësimdhënës në shkollat e larta në Australi, Skoci dhe SHBA. Në librin e tij "Global Minotaurus" kërkonte një debat të thellë në vend të aksioneve të përshpejtuara për shpëtim. Pala greke kërkon ristrukturimin e borxheve, të cilën kredidhënësit nuk e kanë hedhur poshtë në parim, por nuk duan ta pranojnë për momentin.
Puna e tij si ministër i Financave është të farkojë aleanca dhe të krijojë hapsirë për zgjidhje. Këtë hapsirë mbase do ta fitonte sikur të ishte më pak konfrontues. Por diplomatët thonë se ai e ka humbur në tërësi besimin. Shefi i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem deklaroi para gazetarëve se fundi, se me një qeveri e cila propozon referendum dhe sugjeron që ai të refuzohet, nuk mund të bashkëpunohet. Brenda BE-së ekziston një mendim unik për Yanis Varoufakisin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat