​Në Tunizi janë ndërruar disa zyrtarë të lartë të shtetit

Bota

​Në Tunizi janë ndërruar disa zyrtarë të lartë të shtetit

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 23:45

Disa zyrtarë të Tunizisë përfshirë edhe guvernatorin e Sous janë ndërruar pas sulmit të fundit në plazhin e një hoteli ku u vranë 38 turistë.

“Përveç faktit se ka pasur dështime në siguri, ka pasur lëshime edhe nga ana politike”, i ka thënë AFP-së përfaqësuesi i Qeverisë Dafer Nezi duke shtuar se është ndërruar edhe guvernatori i Sous ku ka ndodhur sulmi terrorist më 26 qershor.

Ai ka thënë se janë ndërruar edhe disa zyrtarë të lartë të Policisë në mesin e tyre tre janë nga Souse.

Ndryshe presidenti i Tunizisë Beji Caid Essebsi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat