Arabi Saudite: Militanti i kërkuar është vrarë

Bota

Arabi Saudite: Militanti i kërkuar është vrarë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 21:25

Arabia Saudite thotë se militanti i kërkuar, mbështetës i grupit militant Shteti Islamik, është vrarë gjatë një shkëmbimi të zjarrit me policinë.

Në deklaratën e lëshuar sot nga ministria e Brendshme saudite, Youssef al-Ghamdi thuhet se është rrethuar në shtëpinë e tij në qytetin Taif nga policia saudite sot.

Ministria thotë se policia e ka vrarë militantin 32 vjeçar, pasi ai kishte refuzuar që të dorëzohej.

Një polic saudit është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në të njëjtin qytet një ditë më parë, kur policia kishte filluar hetimin e shtëpisë, ku dyshohej se militanti ishte fshehur.

Arabia Saudite muajin e kaluar ka publikuar listën prej 16 personash, të cilët thuhet se kanë qenë të përfshirë në bombardimet e dy xhamive, sulme këto të kryera nga IS-i në muajin maj dhe ka ofruar 1.3 milionë dollarë shpërblim për informatat të cilat do të çojnë në kapjen e kryersve të këtyre sulmeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat