A do të sulmojë ISIS Britaninë e Madhe në 7 korrik?

Bota

A do të sulmojë ISIS Britaninë e Madhe në 7 korrik?

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 21:23

Gazeta italiane “Republica” shkruan se grupi i Shtetit islamik ka dërguar një njoftim me kërcënime për sulme në Britani të Madhe.

7 korriku shënon dhjetë vjet që nga vala e sulmeve në sistemin e transportit të Londrës. Në atë datë, në vitin 2005, katër shtetas britanikë me origjinë pakistaneze shpërthyen veten në metro dhe në autobus të udhëtarëve në Londër. Atëherë u vranë 52 vetë dhe u plagosën 700 të tjerë.

Përgjegjësinë për sulmin e atëhershëm e mori organizata terroriste al- Qaeda.

Edhe tani janë dërguar kërcënime, njoftojnë nga Instituti amerikan SITE, që monitoron komunikimet e Internetit nga grupet terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat