​Nikoliq i lutet Putinit që Rusia të vë veto për Srebrenicën

Bota

​Nikoliq i lutet Putinit që Rusia të vë veto për Srebrenicën

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 18:07

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq iu ka lutur presidentit rus Vlladimir Putin që Rusia ta përdorë veton për rezolutën e Britanisë për Srebrenicën, transmeton B92 e Serbisë.

Nikoliq përveç Putinit, letër për rezolutën britanike për Srebrenicën u ka dërguar edhe shefave të shteteve anëtare të OKB-së.

Në letrën e Nikoliqit thuhet se kjo rezolutë nuk do të kontribuojë në pajtimin dhe fajëson vetëm njërën palë.

Nikoliq letrën e njëjtë ia ka dërguar edhe sekretarit gjeneral të OKB-së Ban Ki Moon.

Të enjten është shfaqur propozimin i katërt i Rezolutës britanike për Srebrenicën , e cila është më e përafërt me draftin rus, por zyrtarët serbë kanë vlerësuar se edhe propozimi i katërt është i papranueshëm për shkak se bëhet fjalë vetëm për një ndryshim kozmetik.

Këshilli i Sigurimit propozimin për Rezolutën për Srebrenicën do ta shqyrtojë në mbledhjen e cila sigurisht se do të mbahet më 7 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat