Greqi, shoqata e bankave në alarm: Po mbarojnë paratë

Bota

Greqi, shoqata e bankave në alarm: Po mbarojnë paratë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 14:16

Një ditë para referednumit, qytetarët grekë janë të shqetësuar pasi bankat greke kanë likuiditet deri të henën në darkë dhe nëse Banka Qendrore Europiane nuk ndërhyn, percipitimi i situatës është i paimagjinueshëm.
Kreu i shoqatës së bankave greke Louka Katseli deklaron se paratë po mbarojnë dhe pas të hënës përballë kemi një problem shumë të madh financimi. Ai shtoi se e vetmja mënyrë për të siguruar likuiditet është aktivizimi i fondit të emergjencës nga Banka Qendrore greke, e cila pritet të marrë një vendim pas referendumit.
Ndërkaq Financial Times shkruan se qeveria greke për të shmangur mungesën e ikuiditetit ka planifikuar të aktivizojë një taksë të detyrueshme me vlerë 30 përqind për depozitat mbi 8 mijë euro. Por kreu i shoqatës së bankave greke ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke u shprehur se ky është një skenar malinj dhe se depozitat në cdo bankë janë të garantuara deri në 100 mijë euro.
Ky skenar i Financial Times është përgënjeshturar edhe nga minsitri i Financave Janis Varufakis. Gjithsesi drama greke po del jashtë kontrollit me një popull të ndarë thuajse 50 me 50 pro dhe kundër reformave të propozuaara nga kreditrët ndërkombëtarë.
Nesër 8 milionë grekë do të votojnë në referendumin që nis në orën 7 të mëngjesit dhe mbyllet në orën 19. Këshilli i Evropës, ndërkohë, njoftoi se referendumi nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke pasur parasysh kohën e shkurtër dhënë votuesve në raport kompleksitetin e tesktit që duhet të votojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat