Parlamenti afgan nuk arrinë të zgjedhë ministrin e mbrotjes

Bota

Parlamenti afgan nuk arrinë të zgjedhë ministrin e mbrotjes

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 12:24

Parlamenti afgan ka refuzuar kandidatin e dytë për postin e ministrit të mbrojtjes, i cili u propozua nga presidenti Ashraf Ghani.

Mohammad Masoom Stanekzai ka fituar 84 vota nga 231 të mundshme. Atij i duheshin 107 vota për tu emëruar në postin e ministrit.

Presidenti Ghani edhe pas 9 muajve në detyrë, ka dështuar që të kompletojë kabinetin qeveritar, gjë e cila ka zemëruar shumë afganë.

Stanekzai i cili më parë ka qenë shef i Këshillit të Lartë për Paqe dhe ka marrë pjesë në negociatat e paqes me talebanët, është nominuar për ministër të mbrotjes në muajin maj.

Nominimi i parë për këtë post është refuzuar në muajin janar.

Talebanët dhe grupet e tjera islamike kanë rritur sulmet e tyre në Afganistan që prej se trupat e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera të huaja janë tërhequr nga vendi, në fund të vitit 2014.

NATO thotë se 2,322 ushtarë, policë dhe zyrtarë të sigurisë janë vrarë prej janarit deri më 7 maj, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014, i bie që ky numër është rritur për 53 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat