OKB dënon shkatërrimin e trashëgimisë së Palmirës

Bota

OKB dënon shkatërrimin e trashëgimisë së Palmirës

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 11:32

Organizata për trashëgimi kulturore e Kombeve të Bashkuara, dënoi shkatërrimin e statujave të qytetit antik sirian të Palmiras nga militantët e Shtetit Islamik.

Grupi militantë ka njoftuar se ka shkatërruar 6 pjesë arkeologjike,të cilat i ka konfiskuar nga trafikantët pas një seance dëgjimore në një gjykatë islamike. Ata kanë publikuar fotografi ku shihen militantët duke thyer bustet, të cilat fanatikët fetarë i shohin si idhuj.

Në mesin e gjërave me vlerë të shkatërruara është edhe Statuja e Luanit të Athinës, një pjesë unike gëlqerore e cila daton nga shekulli i parë para lindjes së Krishtit.

Shkatërrimi i këtyre statujave “reflekton brutalitetin dhe injorancën” e grupit ekstremist dhe është “mosrespekt” për kulturën siriane, ka thënë drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova.

Ajo ka shtuar se “shkatërrimi i busteve të të vdekurve të Palmiras në shesh, përpara trumave dhe fëmijëve, duke i detyruar ata që të shohin plaçkitjen e trashëgimisë së tyre është veçanërisht gjë e mbrapshtë”.

Bokova ka thënë se këto buste nuk i kanë nderuara vetëm të vdekurit por ato kanë mishëruara “vlerat e ndjeshmërisë njerëzore, inteligjencës dhe shkatërrimi i tyre është përpjekje e re për të prishur lidhjet e njerëzve me historinë e tyre, duke i privuar ata nga rrënjët e tyre kulturore, në mënyrë që t’i mbajnë më lehtë në skllavëri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat