Athinë: Dy tubime të qeta, Tsipras: Jo

Bota

Athinë: Dy tubime të qeta, Tsipras: Jo

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 21:48

Në Athinë janë duke u mbajtur dy tubime rivale. Momentalisht është situata e qetë pas përleshjeve mes demonstruesve dhe Policisë e cila edhe ka shfrytëzuar shok bomba.

Në qendër të Athinës janë mbledhur rreth 25 mijë kundërshtarë të programit të kreditorëve ndërkombëtarë për shpëtimin e Greqisë dhe rreth 20 mijë të atillë të cilët në referendumin e së dielës do të votojnë për ato masa.

Të mbledhurve që mbështesin Qeverinë në sheshin Sintagma para Parlamentit grek u është drejtuar Alexis Tsipras i cili më herët ka deklaruar Kundër marrëveshjes së kreditorëve.

“Gjithçka që do të ndodhë të hënën, do të jetë fitore e demokracisë”, ka porositur Tsipras duke shtuar se Greqia është e gatshme t’i marrë gjërat në duart e veta.

Ai i ka ftuar grekët që t’u thonë Jo atyre që u japin ultimatume dhe i frikësojnë ata.

Demonstruesit që mbështesin programin e kreditorëve, që janë mbledhur para stadiumit “Panathinaikos", vetëm 800 metra larg nga sheshi Sintagma , po brohorasin slogane pro - evropiane, duke paralajmër uar se pas referendumit Greqia mund të largohet nga eurozona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat