​Athinë: Shok bomba dhe përleshje me Policinë (Foto)

Bota

​Athinë: Shok bomba dhe përleshje me Policinë (Foto)

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 19:36

Policia greke është përleshur me demonstruesit që janë mbledhur në qendër të Athinës ndërsa në një moment ata edhe kanë gjuajtur shok bomba, transmeton Reuters.

Në sheshin Sintagma janë mbledhur kundërshtuesit e marrëveshjes me kreditorët ndërkombëtarë ku disa dhjetëra demonstrues janë përleshur me policinë.

Demonstruesit kryesisht kanë qenë të veshur në të zeza dhe kanë mbajtur helmeta por konflikti është qetësuar shpejt.

Në Athinë sot në të njëjtën kohë në protesta të ndara, janë mbledhur ata që janë për përgjigje pozitive dhe ata që mendojnë t’i thonë jo referendumit të së dielës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat