​Britanikët përkujtojnë viktimat e sulmit terrorist në Tunizi

Bota

​Britanikët përkujtojnë viktimat e sulmit terrorist në Tunizi

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 19:05

Miliona njerëz në Britaninë e Madhe kanë mbajtur një minutë heshte me rastin e ditës së zisë për vrasjen e 30 shtetasve të këtij shteti në Tunizi.

Sulmuesi Seifedin Rezgi ka vrarë të premten e kaluar në plazhin Souse në tunizi 38 njerëz ndërsa nga këta të vrarë kanë pësuar 30 shtetas britanik. Britania ka shënuar numrin më të madh të shtetasve të saj në një sulm terrorist në këto dhjetë vjetët e fundit, transmeton Reuters.

Flamujt në ndërtesat qeveritare, në ambasadat britanike në botë janë lëshuar në gjysmë shtizë derisa në aeroporte dhe në stacione hekurudhore në gjithë vendin miliona britanikë përfshirë edhe mbretëreshën Elizabetë dhe kryeministrin David Cameron kanë mbajtur një minutë heshtje për nder të viktimave.

Ambasada e Britanisë në Tunizi për sot ka planifikuar të mbajë mbledhje komemorative dhe të dërgojë lule në plazhin ku ka ndodhur ngjarja, transmeton agjencia britanike.

Kryeministri Cameron ka premtuar se do të mbështes hetimin e plotë dhe ka bërë thirrje për përgjigje në atdhe dhe j ashtë tij ndaj dhunës së fundamentalistëve islamikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat