Armeni: Hetime lidhur me dhunën policore kundër protestuesve

Bota

Armeni: Hetime lidhur me dhunën policore kundër protestuesve

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 18:39

Autoritetet e Armenisë e kanë filluar një hetim penal lidhur me involvimin e oficerëve të policisë në goditjen e protestuesve, që e kanë kundërshtuar rritjen e çmimve të rrymës elektrike.

Shërbimi për hetime speciale ka njoftuar sot se hetimet janë hapur lidhur me dyshime për dhunë policore, keqpërdorim të pozitës dhe pengesa ndaj gazetarëve.

Dy javë në qendër të kryeqytetit Erevan në Armeni janë mbajtur demonstrata për shkak të planeve për rritjen e çmimeve të rrymës elektrike për 16%, prej gushtit.

Më 23 qershor, qindra policë të njësiteve speciale kanë ndërmarrë aksion kundër demonstruesve, duke përdorë topa uji dhe shkopinj.

Tubimet në Erevan janë zvogëluar prej se presidenti, Serzh Sarkisian, javën e kaluar, ka shpallur se qeveria përkohësisht “do ta bartë barrën” e çmimeve të rritura, derisa të bëhet auditimi i Kompanisë së Armenisë për shpërndarjen e rrymës elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat