Rusia e alarmuar nga refuzimi i Kievit për të biseduar me separtistët

Bota

Rusia e alarmuar nga refuzimi i Kievit për të biseduar me separtistët

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 17:06

Rusia thotë se dështimi i Ukrainës për tu pajtuar me separatistët për implementimin e marrëveeshjes së paqes është “alarmuese”.

Ministri i jashtëm, Sergei Lavrov, tha sot në Moskë se autoritetet e Kievit “në mënyrë rutinore kanë demonstruare paaftësinë të arrijnë marrëveshje”.

Sipas tij, ndryshimet e propozuara në Kushtetutën e Ukrainës, nuk e përfshijnë “asnjë kërkesë” të marrëveshjes paqësore të nënshkruar në Minsk, në muajin shkurt.

Ai ka kërkuar që perëndimi t’i bëjë presion Ukrainës për ta respektuar marrëveshjen paqësore, duke thënë se ata po e “shkatërrojnë” atë me refuzimin që në mënyrë direkte të zhvillojnë negociata me kryengritësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat