Vota me “jo” e dobëson Greqinë

Bota

Vota me “jo” e dobëson Greqinë

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 15:44

Pozicioni i Greqisë në negociatat me kreditorët ndërkombëtarë do të “dobësohet në mënyrë dramatike” nëse shumica e qytetarëve votojnë me “jo” në referendumin e 5 korrikut, për kushtet e paketës së ndihmës, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Juncker ka shtuar se edhe nëse dominon vota “po”, negociatat do të jenë të vështira.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka porositur qytetarët se vota me “jo” do ta ndihmojë Greqinë për të negociuar kushte më të mira nga kreditorët ndërkombëtarë: Fondi Monetar Ndërkombëtar, Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane.

Një sondazh që është publikuar sot nga Instituti Alco i Greqisë tregon se 44.8 përqind e grekëve mendojnë të votojnë me “po”, ndërsa 43.4 përqind me “jo”.

Kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar nga Greqia reforma, si rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve të mirëqenies, si kusht për të zhbllokuar fondet e ndihmës.

Të dielën, qytetarët grekë do të deklarohen pro ose kundër këtyre masave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat