Gjykimi i Savchenkos mund të nisë shpejt

Bota

Gjykimi i Savchenkos mund të nisë shpejt

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 15:22

Gjykimi i pilotes së Ukrainës, Nadia Savchenko, e cila është burgosur në Rusi qysh në korrik të vitit 2014, mund të nisë brenda javësh, përkatësisht në fund të këtij muaji, ka thënë avokati i saj, Ilya Novikov.

Savchenko thotë se është sjellë ilegalisht në Rusi, pasi është rrëmbyer nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Ajo akuzohet për komplot për vrasjen e dy gazetarëve rusë, të cilët kanë vdekur në konfliktin e Ukrainës, si dhe për kalim ilegal të kufirit.

Savchenko i hedh poshtë akuzat dhe thotë se Rusia nuk ka të drejtë ta ndalojë atë.

Perëndimi ka bërë vazhdimisht thirrje për lirimin e saj.

Gjykata në Moskë, më 10 qershor, ka zgjatur paraburgimin e Savchenkos deri më 10 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat