Tunizia kujton viktimat e sulmit islamist

Bota

Tunizia kujton viktimat e sulmit islamist

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 14:26

Në qytetin Sous të Tunizisë është mbajtur një ceremoni përkujtimore për 38 njerëzit e vrarë nga një sulm i islamistëve, të premten e kaluar.

Kryeministri i Tunizisë, diplomatë, qytetarë dhe turistë janë mbledhur në plazhin ku ka nodhdur krimi.

Në mesin e viktimave kanë qenë 30 turistë britanikë.

Një minutë heshtje është mbajtur sot edhe në gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant i Shtetit Islamik (IS).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat