MH17: Malajzia do gjykatë ndërkombëtare

Bota

MH17: Malajzia do gjykatë ndërkombëtare

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 09:05

Malajzia ka thënë se do që të ngrejë një gjykatë ndërkombëtare, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për të ndjekur penalisht të dyshuarit për rrëzimin e fluturimit MH17.

Aeroplani i kompanisë Malaysia Airlines është rrëzuar në korrik të vitit 2014, duke shkaktuar vdekjen e të 298 njerëzve në bord.

Ai ka qenë duke fluturuar mbi një territor në lindje të Ukrainës, i cili kontrollohej nga rebelët pro-rusë.

OKB ka konfirmuar se Malajzia ka paraqitur kërkesën për një rezolutë, në lidhje me fluturimin MH17.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat