Afro 150 civilë të vrarë në Nigeri

Bota

Afro 150 civilë të vrarë në Nigeri

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 08:04

Militantë të dyshuar të Boko Haramit kanë vrarë afro 150 njerëz në verilindje të Nigerisë.

Zyrtarët kanë thënë se 97 veta janë vrarë në qytetin Kukava, të mërkurën në mbrëmje.

Sipas dëshmitarëve, personat e armastosur kanë hyrë në xhami dhe kanë sulmuar burrat që faleshin pas namazit të iftarit.

Në një tjetër incident, militantët kanë vrarë 48 njerëz në qytetin Monguno, të martën vonë.

Të dyja qytetet janë në rajonin Borno, që është epiqendër e kryengritjes gjashtëvjeçare të Boko Haramit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat