Pas 40 vitesh, Shtëpia e Bardhë lejon fotot

Bota

Pas 40 vitesh, Shtëpia e Bardhë lejon fotot

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 00:34

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka shfrytëzuar llogaritë e saj në rrjetet sociale për të njoftuar se nga e mërkura, turistët mund të bëjnë foto dhe të përdorin rrjetet sociale brenda Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë kishte marrë vendim të mos lejonte foto brenda ambienteve para 40 viteve. Turistët e parë që bënë foto në Shtëpinë e Bardhë, menjëherë i kanë shpërndarë në rrjete sociale.

Megjithatë, në disa pjesë të Shtëpisë së Bardhë ende nuk lejohen fotot, ndërsa ndalohen videot.

“Turistët tani janë të mirëpritur që të bëjnë foto brenda Shtëpisë së Bardhë dhe të kenë disa kujtime për gjithë jetën nga vizita e tyre këtu”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat