Alarm i rremë për të shtëna në Uashington

Bota

Alarm i rremë për të shtëna në Uashington

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 18:14

Kantieri i Marinës në Uashington, instalimi më i vjetër detar i vendit, është vënë sot në gjendje alarmi, pas njoftimeve se brenda një kompleksi zyrash ka pasur të shtëna.

Policia, pas gati dy orësh kërkimi, ka thënë se bëhet fjalë për alarm të rremë dhe se nuk ka gjetur shenja të të shtënave e as armë.

Kantieri i Marinës ndodhet vetëm disa blloqe larg ndërtesës së Kongresit amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat