​Vajzat e rrëmbyera luftojnë në anën e Boko Haram

Bota

​Vajzat e rrëmbyera luftojnë në anën e Boko Haram

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 14:45

Vajzat nga Nigeria që janë rrëmbyer nga organizata terroriste Boko Haram janë detyruar që të luftojnë në anën e këtij grupi terrorist.

Sipas të dhënave të organizatës Amnesty International 276 vajza janë rrëmbyer vitin e kaluar nga një shkollë në Nigeri.

Një 17 vjeçare që ka arritur të ikë nga kampi ka rrëfyer se asaj i është thënë që të martohet me një xhihadist e kur ka refuzuar ta bëjë këtë është detyruar të shikojë vrasjen e katër robëreshave.

“I detyruan të shtrihen në dysheme e më pastaj ua hoqën qafën”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu ka treguar se pas kësaj është martuar me një xhihadist ku është dhunuar disa herë ku edhe ka mbetur shtatzënë.

Sipas saj disa vajza nga shkolla e saj që kanë qenë me të në kampin e Boko Haram në qytetin nigerian Çilbok ku më pastaj janë detyruar që të shkojnë së bashku me terroristët në aksione.

“Na kanë thënë se duhet të mësojmë nga burrat tanë se si e japin gjakun për më shumë pushtet”, ka treguar ajo e cila pas gjashtë mua jsh robëri ka arritur të ikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat